Chrissy Teigen e ka vendosur më në fund: do të heqë përmes një operacioni, implantin e saj për rritjen e gjoksit. Modelja 34 vjeçare, nënë e dy fëmijëve, postoi në rrjetet sociale një foto të viteve më parë, në plazh dhe pa bikini, ndërsa krahas saj shkruan se do ti rikthehet gjoksit të saj natyral.
“I kam dashur shumë ndër vite por tani mjaft më. Dua të mbërthej një zinxhir apo të shtrihem me bark në rehatinë time të plotë. Mos u shqetësoni, do të kem sërish c…” theksoi modelja që zbuloi gjithashtu se sapo kishte bërë testin për Covid-19 dhe ka rezultuar negative.
Në fillim të këtij viti, Chrissy festoi 10 vjetorin nga operationi në gjoks, i pari në rradhën e disa plastikave të tjera.
