Foto/ Del në shitje shtëpia e familjes së princeshë Dianës, ja sa kushton

Për herë të parë, pas 22 vitesh, del në shitje shtëpia e familjes së princeshë Dianës. Prona katërkatëshe ndodhet në Mayfair, në Londër dhe është e përbërë nga një sallë pritjeje, një dhomë pritjeje, një bibliotekë, dy dhoma gjumi me gardërobë dhe banjë private dhe parking privat nëntokësor.

Gjithashtu, është i pajisur me ashensor që lidh të gjitha katet. Kati i fundit është suitë e pavarur, me një dhomë gjumi, dhomë ndenjjeje, tarracë, dhomë zhveshjeje dhe një banjë.

Ka edhe dy dhoma gjumi në katin e poshtëm përdhes, të shoqëruara me dy tualete, një dhomë tjetër zhveshjeje dhe një kuzhinë.

 

Në këtë shtëpi, princeshë Diana, u prezantua për herë të parë me familjen al Fayed në një darkë në vitin 1996. Që nga fillimi i viteve 2000, shtëpia u përkiste themeluesve të Pyms Gallery në Mayfair, Alan dhe Mary Hobart.

Por pas vdekjes së zotit Hobart, në vitin 2021 dhe vdekjes së zonjës Hobart në fillim të këtij viti, shtëpia ka dalë në shitje me udhëzimet e ekzekutuesve të tyre. Blerësit e interesuar duhet të kenë parasysh se prona ka dalë në shitje me një çmim prej 10.95 milionë paund.

 


Shtuar 25.06.2024 10:55