ZYRTARE/ Për shkak të koronavirusit, F1 do të luhet me dyer të mbyllura

Coronavirusi tashmë po afekton edhe garat e Formula 1.

Me Grand Prixin e Bahrain që po afron dhe me Coronavirusin në përhapje e sipër, gara do të zhvillohet me dyert e mbyllura.

Bahrain ka lëshuar një komunikatë ku ka bërë të ditur se gara do të jetë një eveniment që mund të përcillet vetëm në televizion.

Një nga arsyetimet ishte se masat strikte të ndërmarra kundër Coronavirusit (Covid-19) do të thyheshin nëse mijëra tifozë të F1 do të vizitonin vendin për këtë garë.

Evenimente të shumta edhe në futboll, basketboll, hokej e sporte të ndryshme janë zhvilluar pa praninë e tifozëve.


Shtuar 8.03.2020 08:43