Një tjetër pushues ka hequr flamurin turk nga kulla e vrojtimit në bregdetinm e Gjirit tvlalzit.
Ky veprim vjen pak orë më vonë pas një 48-vjeçar u vu në pranga pasi bëri të njëjtin veprim.
I revoltuar për arrestimin e bashkëqytetarit, ka hipur në kullën e rojes bregdetare dhe e ka hequr flamurin turk që ndodhet aty bashkë me atë të Shqipërisë e Kosovës.
Mandi është filmuar nga familjarërët të cilët duartrokasin veprimin e tij.
“Bravo Mandi, për mendimin tonë, ai flamur aty është i tepërt,”- dëgjohet të thonë ata në video./albeu.com
View this post on Instagram
Kujtojmë se një 48-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit, pasi bëri të njëjtin veprim. 48-vjeçari i identifikuar me iniciale Sh. S, 48 vjeç, banues në Mazrek, Tiranë, hodhi në rrjetet sociale një video ku shihej teksa hiqte flamurin turk dhe policia e shpalli në kërkim. Më pas e prangosi. Ai akuzohet për veprat penale: “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”./albeu.com