Vijojnë hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Greqinë ku mbeti e vrarë 20-vjeçarja britanike, Caroline.
Mediat greke bëjnë me dije se raundi i parë i analizave të ADN-së ka përfunduar pa asnjë rezultat, kjo pasi në thonjtë e viktimës nuk është gjetur asnjë gjurmë ADN-je.
Ndërsa edhe kamerat e sigurisë nuk kanë arritur të gjejnë asnjë automjet me të cilin mund të jenë arratisur tre autorët. Sakaq edhe shenjat e gishtave të pilotit të gjetura në shiritin izolues janë të justifikuara, pasi siç edhe ai vetë ka deklaruar, autorët nuk kanë patur shirit me vete dhe ua kishte dhënë ai atyre.
Në këtë mënyrë, policia është rikthyer edhe njëherë në vendin e ngjarjes për të zbuluar më shumë në lidhje me këtë vrasje e cila është plot enigma të pazgjidhura. Ndërsa kujtojmë se ka dyshime se bashkëshorti i 20-vjeçares së ndjerë mund të ketë ndihmuar autorët, pasi ka detaje që tregojnë se mes autorëve dhe pilotit ka njohje.