KPK shkarkon Elisabeta Imeraj, reagon prokurorja

KPK shkarkoi ditën e sotme kryeprokuroren e Tiranës, Elizabeta Imeraj.

Shkak i shkarkimit të saj ishte deklarimi i pasaktë i pasurive të paluajtshme, një sipërfaqe në Mullet, apertamenti me sipërfaqe 74 m katrorë në “Ali Dem”, të cilin e kishin marrë me kredi dhe shlyerja e pagesës nuk ka burime të ligjshme.

Gjithashtu nuk ka burime se ku ka jetuar ish-kryeprokuroja me bashkëshortin e saj nga përfundimi i një godine 5 katëshe.

Gjatë kontrollit të figurës së Imeraj, është zbuluar se ish- kunati i saj ka qenë i dënuar si person i përfshirë në krimin e organizur.

Për sa i takon aftësive profesionale Imeraj, rezulton mangësi në veprimtarinë e hetimeve për një të pandehur për trafik droge.
Sjellja e saj konsiderohet e pa hijshme e cila ka cënuar besimin e publikut.

Ish prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj: Pa marrë parasysh anjë lloj pretendimi të paraqitur nga ana ime, ajo që pretendohet nga reforma në drejtësi është që zëri i secilës palë të jetë i dëgjueshëm. Nuk e lidh këtë me situatën personale me shkarkimin tim. Në mënyrë të përsëritur kam kërkuar të di se kush e dëshironte shkarkimin tim.Shpresoj që ta kenë të arsyetuar se kush kërkon shkarkimin tim nga Drejtësia.

Së pari, jeni udhëzuar që të merrni çdo fletë të dosjes hetimore nga të cilat vërtetohet në mënyrë të plotë se Elisabeta Imeraj ka zero pasuri brenda dhe jashtë territorit të republikës së Shqipërisë. Gjithashtu jeni të ftuar të shqyrtoni çdo akt në dosje që lidhen me pastërtinë e figurës time. Puna ime ndër vite besoj se e ka treguar më së qarti sesi është punuar duke u bazuar edhe në rezultatet që janë arritur.

Në raport me atë që KPA vendosi është disproporcional. Ajo çfarë reforma në Drejtësi synon është krijimi i njësistemi të pavarur pavarësisht sesa është nduikimi i presioneve politike apo të vëzhguesve ndërkombëtarë të cilët mund të mos ndjerë rehat gjatë këtyre seancave.
Kam paraqitur prova që dëshmopjnë se ky proces ka qenë i ndikuar që në fillim të tij. Për shkak të marrjes në shqyrtim të denoncimeve anonime të bëra./albeu.com