“Kërcet” arma në Vlorë, grabitet argjendaria

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur sot në Vlorë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 11:00, ku një person i armatosur ka hyrë në një argjendari duke kryer grabitjen.

Ndërkohë mësohet se është qëlluar edhe me armë zjarri, por për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por ka shkaktuar panik tek qytetarët.

Pasi ka kryer grabitjen, autori është parë të largohet me nje arme dhe me një çantë, ku mendohet se kishte sende me vlerë.

 


Shtuar 29.04.2021 11:20