Pëllumb Matraku, roja i brendshëm i selisë së PD-së, dy ditë më parë ai njoftoi publikisht largimin nga puna, duke i kërkuar demokratëve të gjejnë gjuhën e përbashkët.
Ai kontriboi për 24 vite dhe tashmë ka dhe një mesazh për PD-në.
“Kam punuar 24 vite në PD. Jam shumë krenar që kam punuar me profesor doktor Sali Berishën. Në 2 legjislaturat e fundit kam punuar me Lulzim Bashën, i jam shumë mirënjohës. Sot (të mërkurën) bëra një largim para kohe sepse nuk më pëlqejnë disa reagime mes demokratësh. Bëni mirë të gjeni gjuhën, mos i bëni qejfin të tjerëve”, shkruan Matraku në “Facebook”. /albeu.com/