Djegia e mbeturinave në Fier, reagon koncesionari: Akuzat të pabaza, landfilli është gati për të pritur depozitimin e tyre

Koncesionari i landfillit të Fierit, Shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k ka sqaruar situatën me djegien e mbetjeve urbane dhe rolin e saj.

Sipas deklaratës zyrtare, koncesionari thekson se më 24 tetor të vitit 2016 është nënshkruar kontrata koncesionari për ndërtimin e landfillit të Fierit dhe më 7 maj të 2020 i bën me dije Bashkisë e Ministrisë se vend-depozitimi i mbetjeve urbane është në funksion në operativ.

Më pas, në vitin 2021, po kjo shoqëri i bën me dije Ministrisë e Bashkisë se landfilli është gati për të pritur mbetjet e Fierit.

Shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k siguron se landfilli i ri është ndërtuar brenda afateve të caktuara në kontratë dhe me standarde të larta të BE.