Foto ilustruese
Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku një 12-vjeçar humbi jetën.
Bëhet me dije se i mituri është qëlluar aksidentalisht me armë zjarri nga xhaxhai i tij, ndërsa ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda që mori.
Xhaxhai i 12-vjeçarit është shoqëruar në komisariat, teksa pritet ende reagimi i policisë për ngjarjen./albeu.com