DETAJET/ “Era shkuli ekranin, të gjithë vrapuan të shpëtojnë maturantet”, si u zhvendos ceremonia e diplomimit nga shkolla në spital

4 maturante janë lënduar të shtunën gjatë ceremonisë së diplomimit të shkollës së mesme që po zhvillohej në gjimnazin “Sarina”, në Tiranë, kur ekrani LED i vendosur pas tyre u shkëput duke rënë mbi vajzat.

Era që frynte ka ndihmuar në shkëputjen e ekranit duke prishur ditën më të rëndësishme të maturanteve të cilat morën lëndime në pjesë të ndryshme të trupit. Gazeta Express ka mësuar se ky moment ka tronditur të gjithë të pranishmit që ndodheshin në këtë aktivitetet të cilët janë ngjitur në skenë me shpejtësi për të ngritur ekranin që kishtë zënë poshtë 4 nxënëset. “Të gjithë vrapuan për të ngritur ekranin që të nxjerrin nxënëset”, ka thënë një dëshmitar.

Menjëherë më pas është lajmëruar ambulanca dhe të rejat janë dërguar me shpejtësi në spitalin e Traumës ku u janë nënshtruar kontrolleve të nevojshme. Nga ambientet e shkollës Sarina, “ceremonia” është zhvendosur në ambientet e spitalit. Të gjithë mësuesit e shkollës dhe një pjesë e të pranishmëve kanë shkuar pranë spitalit të shqetësuar për gjendjen e nxënëseve. Sipas burimeve të Gazetës Express-Shqipëri të katër vajzat, nga kontrollet e bëra nuk kanë rezultuar me dëmtime të rënda, ndaj qëndrimi i tyre nuk ka zgjatur në ambientet e spitalit.

Pamjet e këtij incidenti janë publikuar fillimisht nga JOQ, dhe në video shihet momenti i rëndë kur vajzat bien në tokë. Për incidentin nuk ka pasur një reagim zyrtar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)


Shtuar 29.05.2023 18:37