Dëshiron të luaj sërish me dy shoqet që ka në Tiranë, flet mes lotësh vogëlushja shqiptare në kampin e ISIS

Pesë gra dhe 14 fëmijë që kishin mbetur në kampin famëkeq Roj pas shpërbërjes së ISIS u janë dorëzuar autoriteteve shqiptare ditën e sotme. Përpara se të bëhej riatdhesimi gazetari Taulant Koplikaj ka intervistuar gjatë këtij muaji  një vajzë të vogël, e cila shprehej donte të kthehej në Shqipëri.

Me lot në sy dhe e strukur pas një muri, Jasmina e vogël i thotë gazetarit se do të shkojë në shtëpinë e saj në Shqipëri ku ka të afërmit e dy shoqe të fëmijërisë dhe se nuk donte që të rrinte më në kamp.

 


Shtuar 31.07.2021 17:51