Buzëqeshja misterioze e Mona Lizës është konsideruar ndër shekuj një enigmë e madhe. Si kritikët, ashtu dhe historianët janë përpjekur të depërtojnë në misterin e pikturës më të famshme te Leonardo da Vincit. Me kalimin e kohës, ajo është rrethuar gjithmonë nga teori befasuese.
Kështu disa pretendojnë se lëkura e saj pak në të verdhë është shenjë e paaftësisë së mëlcizë për të kthyer karotenin në vitamin A, velloja e lehtë mbi ballë fsheh mungesën e një linje flokësh; është thënë po kështu se buzëqeshja e saj thuajse e trishtë është pasojë e një dobësimi muskular; dhe gusha e fryrë, tregon sipas disave probleme me tiroiden për shkak të mungesës së jodit, që besohet të ketë qenë pasojë edhe e dietës ushqimore të kohës
None found
Por së fundi disa mendojnë se modelja e da Vincit, Lisa Gherardini kishte lindur një fëmijë dhe gusha e fryrë ishte dëshmi e tiroiditit postpartum, që më pas është bërë kronike.
Hipotiroidizmi, sipas këtyre zërave, është arsyeja përse buzëqeshja e saj nuk është e plotë, sepse thone se në raste të tilla muskujt e fytyrës janë të fryrë e të dobët. Por ne, në fund themi se mund të jetë thjesht një buzëqeshje që mbetet e destinuar të vishet përjetësisht me mister, ndërsa lojërat optike të mjeshtrit të madh kanë qenë ato që e kanë bërë të mundur një shpalosje të tillë virtuoziteti.
Julian AhmatajEgnatia ka fituar në shtëpi përballë Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të “Abissnet Superiore” [...]Read…
Aktivisti Arben Kola, i cili u la i lirë pas 72 orësh në qeli bashkë me 13 protestues të tjerë…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Serbinë për glorifikimin e ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpskas, Ratko…
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si presion dhe diskriminim ndaj…
Në pjesën tjetër të botës, biznesmenët po vrasin mendjen se si të fusin inteligjencën artificiale në kompanitë e tyre, si…
Arben Ahmetaj rikthehet të hënë në orën 20:45 në ‘Çim Peka Live’ në Syri TV për të dhënë intervistën e…