Tmerrohen banorët në Greqi, breshëri sa një top tenisi thyen makina e panelet diellore (FOTO LAJM)

Ditën e sotme, në orët e pasdites në zonën e Kosturit në Greqi ka ndodhur një stuhi breshëri.

Sa një top tenisi, breshëri ka shkaktuar dëme të shumta materiale.

Më së shumti janë dëmtuar panelet diellore dhe xhamat e makinave.

Sipas buletinit të urgjencës së fenomeneve të rrezikshme të motit, një ndryshim i përkohshëm i motit është parashikuar nga pasditja e 15 gushtit edhe në veri të Greqisë.

Në këtë zonë ka pasur shira, breshër dhe erë të fortë.


Shtuar 15.08.2020 20:57