Tërmetët shkundën Greqinë, jepet alarmi për cunami

Greqia po kalon një ditë të vështirë pasi dy tërmete të forta kanë goditur vendin.

Dy paslëkundje të tjera janë regjistruar në Greqi pas tërmetit 6.5 të shkallës rihter.

Të gjitha goditjet u shënuan në jug të Kretës, konkretisht 97 kilometra në jug të Lerapetras.

Lëkundjet u ndien edhe në Athinë, madje deri në brigjet e Izraelit.

Autoritetet kanë lëshuar alarmin për një cunami të mundshëm, pasi epiqendra e lëkundjeve ka qenë në det.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar në njerëz dhe as dëme materiale. /albeu.com/


Shtuar 2.05.2020 15:45