Tre persona kanw mbetur tw vdekur si pasojw e njw sulmi me thikw tw ndodhur ditwn e djeshme nw Reading, Angli. Gjithashtu, tre të tjerë janë plagosur rëndë.
Mediat britanike shkruajnë se një 25-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka lidhje me krimin.
Sulmi ka ndodhur në kopshtet Forbury rreth orës 19:00 sipas orës lokale, ku u goditën me thikë disa persona. Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e të riut në zonën e krimit.
Gjithashtu bëhet e ditur se policia britanike po e trajton rastin si një sulm terrorist, por për të ndjekur hetimet janë thirrur edhe oficerët e anti-terrorit. Ndërsa një burrë i arrestuar në vendngjarje dyshohet se është libanez.