Sot vetëm shtatë viktima, sa raste të reja shënoi Italia

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 7 viktima dhe 192 raste të reja me Covid-19.

Ndërsa numri i të infektuarve aktivë është reduktuar nën 15 mijë, 14,642 në total.

945 pacientë të infektuar po kurohen në spital, 74 prej të cilëve janë në terapi intensive.

192,108 persona kanë fituar tashmë betejën me këtë sëmundje ndërsa 34,861 persona kanë humbur jetën. Në total, numri i të infektuarve në Itali është 241,611.


Shtuar 5.07.2020 16:34