Një shkencëtare amerikane ka studiuar gjatë rastin e koronavirusit, që është në të njëjtën familje me SARD dhe MERS, me qëllimin që të shmangë përhapjen.
Deri tani, kanë humbur jetën më shumë se 100 persona dhe janë infektuar mijëra të tjerë në shumë vende të botës. Organizata Botërore e Shëndetit po e konsideron përhapjen e Koronavirusit si një emergjence globale e shëndetit publik, ndërkohë që shkencëtarja Laurie Garret paralajmëroi se kriza është vetëm në fillimet e virusit.
Ajo është fituese e çmimit Pulitzer dhe tha për “Yahoo” se njerëzit duhet të mësojnë më shumë për infeksionin dhe mbrojtjet që duhet të përdorin kundër tij.
“Distanca sociale: ky është hapi numër një. Mbani distancën tuaj nga njerëzit e tjerë “për të shmangur kontraktimin ose përhapjen e një infeksioni”.
“Pastërtia dhe higjiena personale është gjithashtu pjesë e rëndësishme”, shtoi ajo.
“Për të mirën tuaj, mendoni për duart tuaja si problemi juaj numër një: çdo gjë që prekni që është një sipërfaqe e zakonshme”, tha ajo.
Laurie shtoi se koronavirusi është i ngjashëm me SARS, virus që mori jetën e 774 personave në të gjithë botën para 17 vitesh dhe infektoi më shumë se 8 mijë njerëz.