Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Rumani, qindra të infektuar

Ka ndërruar jetë personi i parë nga koronavirusi në Rumani.

Mësohet se viktima është një 67-vjeçar i cili vuante nga sëmundje të tjera. Ai ishte konfirmuar me COVID-19 që nga 18 marsi dhe po merrte trajtim në spital. Lajmi është bërë i ditur nga qeveria Rumune.

Deri më sot në Rumani janë regjistruar 367 raste, ndërkohë që vendi atje shpalli edhe gjendjen e jashtëzakonshme më 13 mars.


Shtuar 22.03.2020 10:00