Serbi, regjistrohen 2 të vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Serbia është një tjetër shtet ballkanik, i prekur nga pandemia e koronavirusit.

Në Serbi, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga virusi 2 persona.

Numri total i të vdekurve nga Covid-19 në Serbi deri tani ka shkuar në 215 persona.

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Serbi ka shkuar në 82 njerëz.

Ndërsa, numri total i të infektuarve me Covid-19 në Serbi deri tashmë ka shkuar në 10 114 individë.


Shtuar 10.05.2020 21:34