Rrëshqitjet e dheut vrasin gjashtë persona në Nepal, dhjetra të zhdukur

Një rrëshqitje masive dheu i ka marrë jetën gjashtë personave në Nepal teksa 26 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Mësohet se 3 fshatra, 120 kilometra në lindje të kryeqytetit Katmandu u përfshinë nga shirat e rrëmbyeshëm, duke shkaktuar përmbytje masive.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme thuhet se ka arritur në 351 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të shirave intensive këtë vit në vend.

Shirat e rrëmbyeshëm në vend pritet të përfundojnë në muajin shtator.


Shtuar 13.09.2020 12:55