Rrahën djalin 2-vjeçar për vdekje, nëna dhe e dashuri i saj dënohen me burg

Nëna dhe i dashuri i saj rrëhën për vdekje një fëmijë i cili ishte vetëm 2 vjeç.

Nëna dhe dashnori i saj janë shpallur fajtorë për vrasjen e djalit 2-vjeçar në Angli, i cili ndërroi jetë disa orë pasi festoi ditëlindjen.

Sarah O’Brien, 32 vjeçe, dhe Martin Currie, 36 vjeç, u arrestuan të premten, një ditë pasi u vra vogëlushi Keigan Ronnie O’Brien.

Kiegan që përshkruhej si “majmun i pacipë” nga nëna e tij, u dërgua me urgjencë në spital më 8 janar, por u shpall i vdekur më vonë.

Autopsia tregoi se vdekja i erdhi si pasojë e disa plagëve në kokë. Ata do të marrin masën e sigurisë për akuzën “Vrasje me qëllim” në seancën gjyqësore që do mbahet të shtunën e ardhshme.

Fqinjtë kanë folur për zemërimin e këtij incidenti, për të cilin janë tërësisht të shokuar. Një prej tyre, Mark Hillary, 43 vjeç, tha: “Është shokuese që kjo po i ndodh një djali kaq të vogël. Jam i shkatërruar që kjo po ndodh. Thjesht nuk mund ta besoj. Kjo më bën të ndidhem shumë keq”.

Ndërsa David Brown, 54 vjeç, i cili jeton pranë shtëpisë së tyre e përshkruan Sarën si grua të qetë dhe të sjellshme.


Shtuar 11.01.2020 16:33