Suedia raportoi sot 812 raste të reja të koronavirusit, numri më i madh i rasteve të reja të raportuara, duke sjellë numrin e përgjithshëm të infeksioneve në vend në 17.567.
Sot u regjistruan 131 vdekje të reja nga Covid-19, duke çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 2.152.
Deri më tani, 1,256 pacientë kanë pasur raste mjaft serioze dhe po trajtohen në kujdes intensiv.