Në 24 orët e fundit, 184 persona kanë humbur jetën në Spanjë si pasojë e koronavirusit, duke shkuar në total në 27,104 numri i viktimave.
Në spital janë shtruar 412 persona dhe deri tani numri i të hospitalizuarve ka shkuar në 123.896, ndërsa në njësinë e kujdesit intensiv janë pranuar 65 persona, duke e çuar numrin në 11.436. Ndërsa numri i rasteve të infeksionit që nga fillimi i pandemisë shkoi në 228,691.
Gjithashtu numri i bluzave të bardha që kanë kontraktuar virusin që nga fillimi i pandemisë llogaritet 49113.
Fernando Simón, drejtori i Qendrës për alarmet e shëndetit dhe urgjencave, shpjegoi se ekzistojnë 10 qytete që kanë raportuar më pak se 10 raste dhe se tendencat e vdekjeve mbeten nën 200.
“Ne besojmë se këto shifra në rënie do të ruhen nëse nuk ka ndryshime për shkak të keqpërdorimit të lehtësimit të masave kufizuese”./albeu.com/