Pandemia e la pa punë, i riu fiton 4,8 milionë dollarë në lotari

Një 20-vjeçar nga Australia fitoi shumën e madhe prej 4.8 milionë dollarë vetëm pak pasi kishte humbur punën e tij si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

I riu nga Adelaide do të marrë nga 20,000 dollarë në muaj për 20 vitet e ardhshme. “Ne jemi një familje e re, kemi një fëmijë. Fati na buzëqeshi dhe tashmë jeta jonë do të jetë më e lehtë”, tha fituesi.

20-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është shprehur se së fundmi kishte humbur punën për shkak të pandemisë. “Kam qenë shumë i stresuar kohët e fundit, ndërsa tani po marr frymë lirisht. Jam shumë i lumtur”, është shprehur ai.


Shtuar 15.04.2020 18:25