Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brooklyn, SHBA. Një person ka qëlluar dikë tjetër teksa ky i fundit po lante makinën.
Pamjet e rënda tregojnë momentin fatal kur burri i afrohet objektivit dhe qëtësisht e qëllon dy herë pas qafës, duke e lënë të vdekur në vend.
Njoftohet se autori i krimit është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia raportohet se ka nisur një hetim dhe është vënë në ndjekje të tij.
Besohet se dy personat njiheshin dhe krimi nuk është rastësor. /albeu.com/
