Pamje të rënda nga New York: Trupat e të vdekurve nga koronavirusi shihen në rrugë (VIDEO)

Ndërkohë që shifrat e numrit të vdekjeve në SHBA vazhdojnë të rriten, trupa viktimash nga koronavirusi janë parë në rrugët e Bruklin në Nju Jork.

Një punonjës transportimi ka filmuar momentet e rënda që shihni më poshtë teksa buzë rrugës ndodhen disa trupa të vdekur dhe pranë tyre një kamion ku pritet të futen.

Burri, të cilit po i dridheshin duart gjatë regjistrimit të videos, thotë në këto 31 sekonda të trishta:

“Trupa, trupa, trupa. Kjo është e vërtetë…Ky është Bruklin. Duhet ta merrni këtë gjë seriozisht”, teksa i bën apel të gjithëve në kohën e pandemisë së Covid-19.


Shtuar 30.03.2020 19:30