Teksa numri i viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi në Itali po rritet ndjeshë, vendi është kthyer në karantinë.
Shkollat janë mbyllur dhe janë pezulluar të gjitha aktivitetet e ndryshme.
Kamerat hynë në njësinë e kujdesit intensiv të Kremones, një nga spitalet më të afërt me zonën e kuqe.
Këtu grumbullohen pacientët e prekur, ndërsa mjekët heronj punojnë 12-14 orë në ditë. Massimo Galli, specialist i sëmundjes infektive në “Saço di Milano” thotë: “Nëse njerëzit mendojnë se jemi duke e ekzagjeruar, unë do të doja t’u thosha që të vijnë dhe të shohin se çfarë ndodh në departamentet tona”
