Një tjetër shtet konfirmon viktimën e parë nga koronavirusi

Polonia ka raportuar viktimën e parë nga koronavirusi, thanë autoritetet lokale në qytetin e Poznan.

Nuk dihet ende mosha apo gjinia e personit që ndërroi jetë.

Ndërsa numri i personave të infektuar ka arritur në 47.

Nga 16 marsi, Polonia ka njoftuar se do të mbyllen të gjitha shkollat me qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit.


Shtuar 12.03.2020 16:33