Australia nuk po gjen qetësi nga fatkeqsitë natyrore. Pas zjarreve, vendi është pushtuar nga stuhitë.
Sipas mediave ndërkombëtare, qytetet australiane të shkatërruara nga zjarri, tani do të përballen me përmbytje masive dhe stuhi breshëri.
Në Kanbera janë dëmtuar ndërtesa publike, biznese, shtëpi dhe makina, ndërsa disa banesa kanë mbetur edhe pa energji elektrike.
Deri tani raportohet se janë lënduar dy persona. Stuhitë e dendura të shiut nuk lanë pa prekur as Brisbane, ku po ashtu pati shumë dëmtime materiale.