Ndodh për herë të parë! I burgosuri infektohet me koronavirus

I burgosuri ndodhej në burgun e Manchesterit, Britani dhe aktualisht po trajtohet në spital.

Të burgosurit dhe gardianët e tjerë kanë rezultuar negativë, por 13 që ishin në qeli me të dhe katër persona të stafit të burgut ndodhen në izolim.

Ndërkohë vizitat vijojnë si normalisht. Kryeministri britanik Boris Johnson ka bërë thirrje që të rritet urgjentisht numri i personave që bëjnë testime me qëllim që të mos përhapet sëmundja.

Deri tani, numri i të infektuarve në Britani është 2,626, ndërsa i viktimave 71.


Shtuar 18.03.2020 16:00