Më shumë se 30 mijë viktima, si është gjendja aktualisht në Britani

Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda Veriore kanë njoftuar se janë konfirmuar edhe 464 raste të tjera me koronavirus në spitalet e vendit.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend rritet në 30,540. Britania e Madhe u bë të mërkurën vendi i parë në Evropë që regjistronte më shumë se 30,000 viktima si pasojë e Covid-19.

Vdekje të tjerë që raportohet të kenë ndodhur jashtë spitaleve në vende si shtëpitë e kujdesit, pritet që të njoftohen nga Departamenti i Shëndetit më vonë gjatë ditës së sotme.

Kryeministri i vendit Boris Johnson pritet që të njoftojë sesi do të nisë lehtësimi i masave shtrënguese në Britaninë e Madhe duke nisur nga e hëna.

Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Angli konfirmoi se 383 persona më shumë kishin humbur jetën në spitalet e tij mes 6 majit dhe 19 marsit, këta pacientë kanë qenë nga 28 deri në 100-vjeçarë.


Shtuar 7.05.2020 13:39