Mbretëresha nuk pyet për moshën, 94-vjeçarja fotografohet duke drejtuar “Range Rover” (FOTO LAJM)

Mbretëresha Elizabeth e Anglisë, Elizabeth II, ndonëse 94-vjeçe, duket më në formë se kurrë. Ajo është filmuar nga paparacër së fundmi në timonin e “Range Rover” të saj, për një xhiro rreth fshatit Norfolk.

Me një palë syze të errëta dhe shall në kokë, Mbretëresha dukej e futur në mendime ndërsa nëpër ngiste makinën në rrugët me pemë.

Muajin e kaluar ajo dhe bashkëshorti, Princi Philip, 99 vjeç, ndërprenë pushimet e tyre verore në Balmoral me tre javë për të kaluar ca kohë së bashku në Ëood Farm, ku tani jetojnë vetëm në një shtëpi ‘modeste’ me pesë dhoma gjumi.


Shtuar 3.10.2020 06:28