“Lamtumira” e gjyshe Irmës me gishtin e mesit të ngritur bëhet hit në internet

Banorët e Sapadarolo, në provincën e Riminit të Italisë nuk do ta harrojnë lehtë Irma Filomena Nanni, 84 vjeç, e cila ndërroi jetë në 18 gusht.

Arsyeja gjendet në njoftimin për ndarjen nga jeta të të moshuarës.

Në fotografinë e zgjedhur nga familja e saj, Irma është portretizuar duke buzëqeshur me gishtin e mesit të ngritur.

Imazhi u bë publik nga faqja në Facebook “I Matti di Rimini”, duke gjeneruar mijëra pëlqime dhe qindra komente.

Sipas familjarëve të të ndjerës, të intervistuar nga media lokale, fotoja “pasqyron në mënyrë të përsosur shpirtin e nënës dhe gjyshes, e cila ka qenë gjithmonë e pavarur, origjinale dhe me një mendje të hapur”.


Shtuar 26.08.2020 17:04