Krahas çokollatave, këto janë lulet që dhurohen për Shën Valentin

Bashkë me çokollatat e biletat e dashurisë, lulet janë një prej dhuratave më tradicionale që bëhen apo që merret për Shën Valentin.

Lloji i lules është i rëndësishëm, nuk duhet të imponohet nga ajo që gjejmë në dyqan momentin e fundit. Lulja sjell me vete një kuptim.

Shën Valentini është një ditë ndryshe nga të tjerat, edhe ata më mosbesuesit e festimeve, dhurojnë të paktën një fjalë të dashurit apo të dashurës.

Çfarë lulesh dhurohen për Shën Valentin për të shprehur ndjenjat tuaja?

Nëse doni ti tregoni dikujt interesin tuaj, zgjidhni lulet rozë, midis të cilave edhe trëndafilat rozë. Me trëndafilat rozë-portokalli tregoni interesuan tuaj ndaj personit.

Çfarë lulesh dhurohen për Shën Valentin takimin e parë?

Kur raporti sapo ka nisur, zgjidhni trëndafila të bardhë ose një miks trëndafilash të bardhë e të kuq. I bardhi tregon respekt dhe vlerësim për personin të cilit i adresohen. Trëndafili i bardhë është simbol i pastërtisë, pafajësisë, ndershmërisë dhe thjeshtësisë, duke përfaqësuar kështu anën më platonike të raportit tuaj.

Çfarë lulesh dhurohen për Shën Valentin për të qëlluar në shenjë?

Zgjidhni një trëndafil të vetëm të kuq, duke pasur kujdes të hiqni gjembat. Në këtë mënyrë do të shfaqni një dashuri të zjarrtë (ngjyrat nga e kuqja tek roza).

Çfarë lulesh dhurohen për t’i propozuar një vajze?

Dhuroni dy trëndafila të kuq me bishta të gërshetuara nëse doni t’i propozoni. Bishtat e gërshetuara simbolizojnë dëshirën për të bashkuar jetën tuaj me atë të personit që dashuroni.

Dhe… mos harroni të shkruani me dorën tuaj biletën shoqëruese. Dhe nëse e porosisni buqetën me telefon, diktoni vetë fjalët që duhet të përmbajë mesazhi i dashurisë.


Shtuar 8.02.2020 20:51