Koronavirusi ndryshon rutinën, plazhet në Spanjë do të ndahen me litarë (FOTO LAJM)

Teksa koronavirusi vijon të jetë mes nesh, Europa po mendon si të nisë plazhin.

Spanja, edhe pse një nga vendet më të prekura ka menduar për ndarje të bregdetit për grupmosha të caktuara. Në rajonin e Galicisë, plazhi Silgar do të ndahet në 5 zona të ndryshme, ku në secilën do të krijohen 780 hapësira të ndara nga njëra tjetra me litar, në një distancë prej 1,5 metra.

Turistët do të duhet të qëndrojnë gjatë gjithë kohës brenda sipërfaqes prej 9 metra katrorë. Ndërsa në plazh do të ketë dy hapësira, një për shëtitje dhe lojëra, dhe një tjetër për tualetet dhe dushet publike.

Ndërsa në Shqipëri, deri tani është publikuar një draft-protokoll nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me atë të Turizmit, ku sugjerohen një numër i madh masash për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Aty thuhet se çadrat në plazh duhet të vendosen deri në 3,5 metra larg njëra-tjetrës, ndërsa njerëzit duhet të qendrojnë 3 metra larg njëri-tjetrit kur të futen në det.


Shtuar 8.05.2020 11:26