Koronavirusi, konfirmohen 3 rastet e para të të infektuarve në Evropë

Tre raste të koronavirusit që erdhi nga Kina janë konfirmuar në Francë.

Ministria Franceze e Shëndetësisë bën me dije se tre rastet e shënuara në Francë shënojnë dhe rastet e para të të infektuarve në Europë.

Njëri pacient është 48 vjeç në jug-perëndim të Bordos, shprehet në deklaratë ministria. Francezi 48 vjeçar kishte udhëtuar në Kinë dhe kishte vizituar Wuhan-in përpara se të kthehej në Francë me 22 janar. Ai i ka bërë testet mjekësore dhe që pas testeve 48 vjeçari është izoluar në shtëpi dhe nuk ka dalë jashtë.

ndërkohë si pasojë e koronavirusit deri më tani kanë humbur jetën 41 persona në Kinë dhe mbi 1300 të tjerë janë infektuar.


Shtuar 25.01.2020 08:12