Koronavirusi i merr jetën producentit të njohur në moshën 64 vjeçare

Producenti i njohur Hal Willner ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare si pasojë e koronavirusit.

Producenti është i njohur për kontributin e tij në albume dhe koncerte, si dhe producent muzikor për emisionin Saturday Night Live.

Me datë 28 mars, Hal e zgjodhi rrjetin social Tëitter për të diskutuar rreth diagnozës së tij, duke shkruar: “Në shtrat në pjesën e sipërme perëndimore” dhe “Gjithmonë doja ta kem numrin një, por jo këtë”.

Ai prodhoi albume për Marianne Faithfull (e cila po ashtu u diagnostikua së fundmi më Covid-19), Laurie Anderson, Lou Reed dhe Lucinda Williams.

Ha kishte punuar po ashtu për vite me radhë në një album të T.Rex, me këngë tashmë të regjistruara nga U2 dhe më shumë.


Shtuar 7.04.2020 21:36