Kina në alarm, rritet numri i të infektuarve me COVID 19

Kina ka raportuar numrin më të madh të rasteve të reja me koronavirus në me shume se 5 jave, shkruan sot BBC.

Nga 108 raste të reja të dielën, 98 prej tyre janë importuar – duke rritur shqetësimet se udhëtarët e infektuar mund të nxisin valën e dytë të shpërthimit të sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Arsyeja kryesore, sipas statistikave, është një rrjedhë e vazhdueshme e shtetasve kinezë që kthehen në shtëpi.

Ata përbëjnë pothuajse të gjitha rastet e konfirmuara. Pothuajse gjysma është e përqendruar në provincën veriore të Heilongjiang, qe duket se e kane sjelle me vete gjate rikthimit.

Megjithë kufizimet e mëdha për udhëtimet ndërkombëtare që vijnë në Kinë, realiteti është që qeveria nuk ka qenë në gjendje të ndalojë plotësisht rastet e reja të shfaqjes së virusit.

Qyteti kinez, Vuhan – epiqendra e virusit – është rihapur vetëm javën e kaluar, pas 11 javëve në izolim.

Ky shtet ka raportuar edhe për dy vdekje të dielën, duke e rritur numrin e viktimave në 3,341.

Në Kinë janë regjistruar edhe 61 raste të reja, mirëpo meqë kanë qenë pa simptoma, Kina nuk i konsideron raste të konfirmuara.

Sipas të dhënave të Universitetit, Johns Hopkins, koronavirusi i ri ka infektuar mbi 1.8 milion banorë në gjithë botën.

Për sëmundjen fillimisht është raportuar në Kinë, në fund të vitit të kaluar, ndonëse shumë shtete kritikojnë autoritetet kineze se kanë alarmuar botën shumë vonë për situatën me të cilin po përballet tani


Shtuar 13.04.2020 06:32