”Kemi prova se virusi ka dalë nga laboratori”, OBSH reagon ndaj SHBA-ve

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se pretendimet e Shteteve të Bashkuara se koronavirusi e ka origjinën në një laborator nga qyteti Vuhan i Kinës, janë “spekulative”. OBSH-ja tha se nuk ka marrë prova nga SHBA-ja që e mbështesin pretendimin e tillë.

“Nuk kemi pranuar ndonjë të dhënë apo provë specifike nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara në lidhje me origjinën e supozuar të virusit. Kështu që nga këndvështrimi ynë, ky pretendim mbetet spekulativ”, tha dejtori për emergjenca pranë OBSH-së, Michael Ryan. Ai po ashtu bëri thirrje për hetime të origjinës së virusit që “bazohen në shkencë” dhe jo në politikë.

Komentet vijnë një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se “ka sasi të konsiderueshme të provave” se koronavirusi ka dalë nga një laborator i Vuhanit, edhe pse nuk dha më shumë detaje. Transmetuesi shtetëror i Kinës i kritikoi ashpër komentet e Pompeos, duke i cilësuar ato si “të çmendura”.

ÇTV tha përmes një raporti se pretendimi i Pompeos se “është një gënjeshtër e plotë”. Rastet e para me koronavirus janë shfaqur në Vuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar dhe, që atëherë, janë përhapur në mbi 180 vende të botës. COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi, ka prekur mbi 3.5 milionë njerëz në botë dhe ka vrárë afro 250,000. VOA


Shtuar 5.05.2020 07:43