“Ju kërkoj ndjesë”, lëvizja befasuese e nënkryetares 22 vjeçare të Parlamentit, pas trazirave në Bjellorusi

E njohur si ish-missi, në një lidhje jashtëmartesore me diktatorin e fundit në Evrope, së fundi, edhe zëvendëskryetare e parlamentit në Bjellorusi, Maria Vasilevich, ka befasuar me gjestin e saj.

Kremlini e ka refuzuar tashmë oferten e kryeministrit Rama për ndërmjetesim për dialog me Lukashenkos dhe opozites bjelloruse, n/kryetarja e Kuvendit eshte para ne amientet e spitalit ku mjekohen opozitaret e plagosur.

Mediat e huaja shkruajnë se ajo u ka bërë vizitë opozitarëve të plagosur nga forcat e sigurisë bjelloruse, të cilët shpërndanë protestat e zhvilluara kunder Alexander Lukashenko.

Vajza, e cila është anëtare e parlamentit, më parë bëri thirrje për t’i dhënë fund gjakderdhjes.

Sipas gazetës “Nasha Niva”, Maria tha se “ne donim të bisedonim me njerëz që vuanin gjatë protestave në rrugë. Shikoni se çfarë lloj dëmtimesh kanë, çfarë ndihme është e nevojshme”. Ajo gjithashtu bisedoi me mjekët e spitalit të Minskut.

“Është e vështirë të kuptosh që në vendin tonë njerëzit mund të pësojnë lëndime të tilla në rrugë. Por ne duhet ta pranojmë këtë dhe duhet të bëjmë gjithçka që të mos ndodhë më kurrë,”- tha Maria.

Ajo vuri në dukje se, si një përfaqësuese e pushtetit shtetëror, u kërkon falje viktimave, “edhe pse, mbase, ajo nuk ka autoritetin për ta bërë këtë”.

“Nuk e di nëse kam një të drejtë të tillë apo jo, por njerëzisht ndihem shumë, shumë keq,”- tha 22-vjeçarja.

Meqënëse Vasilevich është aktualisht bashkëpunëtorja kryesore e Presidentit bjellorus, janë shtuar shpresat se ajo do të ndikojë në qetësimin e situatës dhe në uljen e palëve në dialog.

Presidenti 65-vjeçar i Bjellorusisë dyshohet se ka një lidhje jashtëmartesore me të. Ajo tërhoqi vëmendjen e Lukashenkos pasi fitoi titullin “Miss Bjellorusia” në vitin 2018, dhe po në të njëjtin vit fitoi vendin e tretë si “Miss Bota”.

Aleksander Lukashenka është martuar që nga viti 1975 me Galina, me të cilën ka 2 fëmijë, Viktor, 43 vjeç dhe Dmitry, 39 vjeç.


Shtuar 21.08.2020 13:57