”Zemra ime u thye”, mjeku zgjedh mes djalit të tij 3 vjeçar me kancer dhe të prekurve nga COVID 19

Një mjek është detyruar të marrë një vendim të vështirë midis shpëtimit të jetës së të tjerëve dhe kujdesjes për djalin e tij tre vjeçar, i cili po lufton kancerin dhe gjithashtu është në rrezik të lartë nga kontraktimi i COVID-19.

Nick Dennison, i cili punon në spitalin Frimley Park në Surrey, ka vendosur të mbyllet në siptal, teksa punon si anestezist.

Në këtë mënyrë ai do të ekspozohet ndaj koronavirusit çdo ditë e më shumë dhe ka vendosur të jetojë në një shtëpi të lëvizshme, me qëllim që mos rrezikojë djalin e tij Alfie.

Në një postim në Facebook, doktori shkroi se fëmija i tij po i nënshtrohet kimioterapisë për limfomën.

Më është dashur të bëj zgjedhjen e vështirë: të bëj punën time dhe të shpëtoj jetë njerëzish që nuk i di, ose të jem me djalin tim, ndërsa ai lufton kundër kancerit. Alfie shpresojmë të mbijetojë nga kanceri dhe kimio e tij, por shumë njerëz do të vdesin nga gripi.

Zemra ime është thyer duke marrë këtë vendim, por unë zgjedh të shpëtoj jetën e të huajve dhe ta lë atë në kujdesin e gruas dhe familjes time të bukur, shkruan doktori.

Postimi i tij përfundoi me një lutje për publikun që të bëjë përpjekjet e tyre për tu izoluar në mënyrë që të ngadalësojnë përhapjen e koronavirusit.

Kujtojmë se dhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson urdhëroi një mbyllje në mbarë vendin mbrëmë, 23 Mars, duke i thënë publikut: “Ju duhet të qëndroni në shtëpi”.

Për të paktën tre javë, njerëzit do të lejohen vetëm të blejnë ushqim ose ilaçe, të ushtrojnë vetëm një herë në ditë, ose të udhëtojnë për të punuar nëse është absolutisht e nevojshme./albeu.com/


Shtuar 24.03.2020 15:21