Italia sot shënon 44 viktima nga koronavirusi, sa shkoi numri i të infektuarve në shtetin fqinj

Italia ka regjistruar sot 44 viktima nga koronavirusi dhe 338 raste të reja.

Numri më i madh i personave të infektuar është regjistruar po në rajonin e Lombardisë, 244, që ishte dhe më i godituri nga pandemia.

44 viktimat e sotme e kanë çuar numrin total në 34.345, ndërsa numri i personave të infektuar ka shkuar në 236.989.


Shtuar 14.06.2020 17:49