Ikën nga mbretëria, Harry dhe Meghan “lëvizin” parametrat e modës në Kanada (FOTO LAJM)

Princi i Britanisë, Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan në Kanada mund të rrisin industrinë e modës me një shumë prej 30,6 miliardë dollarësh, thonë ekspertët, duke vendosur në qendër të vëmendjes markat lokale.

Harry, 35, dhe Meghan, 38, njoftuan këtë muaj se ata ishin duke u larguar nga rolet e tyre mbretërore për të mbrojtur privatësinë e dhe për të fituar pavarësinë financiare nga monarkia.

Komentuesit e modës kanadeze thonë se ata presin që “Meghan Effect” – ku një markë sheh një rritje të shitjeve nga Dukesha e Sussex pas përdorimit të një prej produkteve të tyre – të vazhdojë pavarësisht nga rolet e ardhshme publike të çiftit.

Meghan ka treguar një prirje për të përdorur më shumë marka lokale, të pavarura, tha Gail McInnes, pronar i “Magnet Creative Management”, një kompani e menaxhimit të modës me bazë në Toronto.

Kjo preferencë mund të favorizojë industrinë e modës në Kanada, e cila ka tendencë të përdorë ekipe të vogla prodhimi të përbërë nga staf të punësuar në vend.

“Është pothuajse si (duke qenë) një zëdhënëse jozyrtare e modës kanadeze,” tha McInnes. “Ajo do të ndikojë në jetën e kaq shumë njerëzve thjesht duke veshur një fustan.”

Me shumë stilistë kanadezë që detyrohen të transferohen në Shtetet e Bashkuara për të mbijetuar, “është e padiskutueshme që nëse (Meghan) është atje duke tundur flamurin pak më shumë për industrinë tonë lokale të modës, se ajo do t’i sjellë më shumë vëmendje” – tha më tej Beker.

Harry gjithashtu ka ndikimin e tij të veçantë.

“Ai përfundimisht do të jetë një frymëzim për një stil global edhe për veshje e burrave,” tha Roger Gingerich, një ndërmjetës i modës i cili ka kaluar gati katër dekada në industrinë e Kanadasë.

Klima e larmishme e vendit dhe dimrat e ftohtë kanë ndihmuar që Kanadaja të jetë një udhëheqëse globale në veshje të sipërme dhe do të zgjerojë opsionet e modës së Harry dhe Meghan.


Shtuar 29.01.2020 11:23