I vuri gjurin në qafë dhe e mbyti LIVE në kamera, arrestohet polici (VIDEO)

Videoja e cila ka bërë xhiron e botës, ku një 46 vjecar humb jetën nga dhuna e policisë ka shkaktuar një zemërim të madh në opinionin publik.

Ish oficeri i policisë në Minneapolis, i cili shihet ndërsa i vendos gjurin në qafë afro-amerikanit 46-vjeçar, është vënë në pranga.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat komisioneri i Sigurisë Publike në Minesota, John Harrington.

Derek Chauvin, u pushua nga puna të hënën bashkë me tre policë të tjerë të cilët u filmuan teksa mbanin të shtrirë në tokë 46-vjeçarin George Floyd, i cili më pas ndërroi jetë.

Një video e publikuar së fundmi tregon sesi tre oficerë të policisë në Minneapolis mbajnë për toke George Floyd-in i cili humbi jetën më vonë. Në pamjet në fjalë, Floyd mund të dëgjohet teksa u thotë oficerëve të policisë se nuk po arrin që të marrë frymë.

“Ju lutem, ju lutem, më lini që të çohem,” dëgjohet teksa përgjërohet Floyd ndërsa policët qëndrojnë sipër tij duke e mbajtur shtrirë në tokë.


Shtuar 29.05.2020 18:29