I rruajnë kokën vajzës se u dashurua me një serb, Franca përzë familjen boshnjake

Franca pritet ta dëbojë një familje nga Bosnja e Hercegovina e cila ka keqtrajtuar të bijën e saj për shkak të lidhjes me një djalë me origjinë nga Serbia, paralajmëroi ministri francez i Punëve të

Brendshme, Gerald Darmanin, raportojnë mediat e Beogradit.

I kanë rruar kokën dhe e kanë rrahur sepse “u dashurua në një të krishterë. I shokuar nga kjo torturë ndaj 17-vjecares”, ka shkruar ministri i Brendshëm francez.

“Porsa të përmbyllet procedura gjyqësore, do të shoqërohet deri në kufi, meqë s’kanë çfarë të lypin në tokën e Francës”, ka shkruar Darmanin në Tëitter.

Vajzën shtatëmbëdhjetëvjeçare të besimit islam, me origjinë nga Bosnja e Hercegovina, e ka keqtrajtuar fizikisht familja e saj pasi kishin marrë vesh se ishte në lidhje me një djalë, të krishterë, nga Serbia, kanë raportuar më herët mediat franceze.

Prindërit bashkë me dajën dhe tezën e saj e kanë goditur fytyrës e në trup, e pastaj ia kanë rruar flokët e kokës.


Shtuar 24.08.2020 11:51