I mituri ruan trupin e pajetë: Gjyshi më tha të mos dal jashtë se ka virus

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë, aty ku lindi dhe u zhvillua së pari koronavirusi.

Një djalë 6-vjeçar ka ruajtur trupin e pajetë të gjyshit të tij që ndërroi jetë në shtëpi sepse nuk dilte dot prej koronavirusit.

Pensionisti, i njohur me mbiemrin Tan u gjet i pajetë të hënën nga disa vullnetarë lokalë në Shiyan, në provincën Hubei.

Djali i vogël qëndroi në shtëpi pasi i moshuari i tha të mos dilte jashtë, raportojnë mediat kineze.

“Gjyshi më tha të mos dal se kishte virus jashtë”, raportohet se i tha vullnetarëve kur hapi derën për ta. /albeu.com/


Shtuar 27.02.2020 15:16