I mërzitet vetura e 150 mijë dollarë, shikoni veprimin e çmendur të rusit (VIDEO)

Rusi Igor Moroz njihet për videot e tij të shumta që i ka në platformën Youtube, por kësaj radhe ai ka ardhur me diçka me të vërtetë të habitshme për të gjithë.

Moroz ka vendosur që makinën e tij Mercedez AMG G63 ta hedh nga helikopteri nga një lartësi e madhe.

Vlera e kësaj makina është pothuajse 150 mijë dollarë.

Por ajo që i ka habitur të gjithë është arsyetimi i tij, kur është pyetur se pse po e hedh nga helikopteri, ai është përgjigjur që i është mërzitur makina e tij që e ka blerë para dy viteve.

Siç mund ta shihni edhe në video makina e tij shkatërrohet e gjitha.

/Telegrafi/


Shtuar 12.01.2020 17:00