HORROR/ Gruaja shtatzënë rrëmbehet nga shoqja dhe burri i saj: E vrasin, i çajnë barkun dhe i marrin foshnjën

Një ngjarje horror është regjistruar së fundmi në Brazil, në qytetin jugor Canellinia ku një vajzë e re, në pritje për t’u bërë nënë është vrarë në mënyrë barbare nga shoqja dhe partneri i shoqes.

Flavia Godinio Mafra, 24 vjeç, e cila ishte 36 javësh shtatzënë, iu ngrit një kurth nga çifti, të cilët i thanë asaj se ishin duke organizuar një festë për pritjen e foshnjës.

Partneri i shoqes së fëmijërisë pranoi se ai përdori një tullë për ta vrarë Flavian, ndërsa shoqja e viktimës pranoi se ajo ishte fiksuar me të dhe donte t’ia merrte foshnjën, pasi ajo vetë kishte abortuar në fillim të atij viti, sipas policisë.

Detektivi që ka marrë përsipër çështjen për hetim konfirmoi se shkaku i vdekjes së 24-vjeçares Flavia ishte prerja e thellë në bark dhe gjuajtjet me tulla që mori nga burri i shoqes.

Trupi i 24-vjeçares fatkeqe u gjet të premten e kaluar në mëngjes nga burri dhe nëna e viktimës, pasi ishte hedhur në një oborr të braktisur, ndërkohë, që foshnja ishte zhdukur.

Policia gjeti foshnjën, pasi çifti që vrau Flavian e kishin dërguar fëmijën në spital. Çifti u arrestua, ndërsa sipas mediave lokale braziliane, foshnja mbetet në spital ku i jepen antibiotikë dhe qetësues. Fatmiresisht gjendja e foshnjës konsiderohet e mirë.


Shtuar 3.09.2020 15:38