Habit Trump: Nobelin e paqes e meritoja unë!

Trump duket se mendon se ai ishte anashkaluar për nominimin e Nobel për Paqen të vitit të kaluar.

“Unë do t’ju tregoj për nominimin e Nobel për Paqen.

Do t’ju tregoj për këtë. Unë bëra një marrëveshje, shpëtova një vend dhe më pas dëgjova që kreu i këtij vendi po merrte çmimin Nobel për Paqen me motivin se ai kishte shpëtuar vendin.

Unë i thashë: “Çfarë, kam bërë diçka me të?” Po, por ju e dini, kështu është.

Për sa kohë që ne e dimë, kjo është gjithçka që ka rëndësi … Kam shpëtuar një luftë të madhe, kam shpëtuar shumë njerëz”.


Shtuar 10.01.2020 19:20